Në moshën 26 vjeç, Rodrigo de Paul është një futbollist i pjekur, i kompletuar dhe gati për të hedhur hapin cilësor.
Sot, pikë kyçe e Udinezes dhe e kombëtares argjentinase, vlen jo më pak se 35 milionë (u ble 3 nga Valencia pesë vite më parë).
Mes të tjerash, edhe Interi ka si synim të studiojë terrenin me Pierpaolo Marinon, drejtorin sportiv të klubit bardhezi: edhe pse fillimisht në ambientet zikaltër duhen sistemuar situatat e Eriksenit,
Naingolanit dhe Vesinos, pasi do të jetë pikërisht me shitjet e mundshme të tyre që do të investohej afrimi i argjentinasit.
Por përse pikërisht ai? Sepse është një mesfushor i kompletuar, modern, me këmbë të edukuara dhe sprint, me nuhatje të golit, por edhe vendosmëri tipike latine.