Pas një viti tek Breshia, Mario Baloteli e rinis nga Monza në Seria B.
Tek klubi i Berluskonit dhe i Galianit, “Supermario” do të përfitojë 500 mijë euro në 6 muaj.
Sulmuesi italian ka folur në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka falënderuar Berluskonin dhe Galianin për mundësinë dhe shpërblimin do ja japë duke dërguar Monzën në Seria A:
“Falenderoj presidentin Berluskoni dhe Adriano Galianin për këtë mundësi, do të bëj gjithçka për të ndihmuar Monzën të ngjitet në Seria A.”, përfundon fjalën Mario Baloteli.