Paris Saint Germain ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin 28-vjeçar spanjoll Jese Rodriguez.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi kryeqytetas, që sqaron se kontrata e futbollistit skadonte në verën e ardhshme, por palët ranë dakord për prishjen e parakohshme të saj.
Jese iu bashkua PSG-së në verën e 2016-ës, pasi erdhi me bujë nga Reali i Madridit, por nuk arriti të bindë te kampionët e Francës dhe ndërroi shumë skuadra në huazim si Las Palmas, Stoke City, Betis dhe Sporting Lisbona.
PSG pagoi 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit, që luajti vetëm 18 ndeshje me fanellën e francezëve, ndërsa së fundi Jese Rodrigues kishte përfunduar në kopertinat e revistave rozë, të cilat kishin zbuluar tradhtinë e tij ndaj bashkëshortes Aurah Ruiz, me modelen spanjolle Rocio Amar.
Tani Jese është një lojtar i lirë dhe mund të nënshkruar me cilin klub të dojë, teksa disa klube nga kampionati spanjoll janë gati të përfitojnë për ta afruar me parametra zero.