Dje në Championship u luajt ndeshja ndërmjet Millwall dhe Derby Cunty nën praninë e tifozëve.
Kjo ishte hera e parë që nga shfaqja e COVID-19 që tifozët u rikthyen në tribuna në Britani të Madhe.
Por, ajo çka duhej të ishte një ngjarje e mirë, u kthye në ngjarje tmerruese.
Section of crowd at Millwall vs Derby game start booing as players take a knee in support of Black Lives Matter movement
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 5, 2020
Kjo pasi që lojtarët u gjunjëzuan për të nderuar viktimat e “Black Lives Matter”, tifozët e Millwall filluan të brohorisnin.
Lojtarët u irrituan nga ajo çka dëgjuan, por gjithashtu edhe bota e sportit në përgjithësi, pasi që shihet që ende racizmi është prezent në shoqërinë tonë, dhe më keq, në formë të grupuar.
Edhe menaxheri i Derby Countyt, Wayne Rooney, u shpreh i indinjuar nga racizmi i tifozëve vendas, dhe theksoi se kjo është e papranueshme në shekullin e 21-të.
Më në fund, edhe zyrtarët e klubit të Millwall, për mes një komunikate për media.
“Klubi ka punuar pa u lodhur muajt e fundit për t’u përgatitur për kthimin e mbështetësve dhe ajo që duhet të ishte një rast pozitiv dhe emocionues u hodh plotësisht në hije, për zhgënjimin dhe mërzitjen e pamasë të atyre që kanë kontribuar në këto përpjekje”, u tha në komunikatën e klubit.
“Ndikimi i incidenteve të tilla nuk ndihet vetëm nga lojtarët dhe menaxhmenti, por edhe te ata që punojnë në klub dhe në Akademinë dhe Komunitetin e tij, ku kaq shumë staf dhe vullnetarë vazhdojnë përpjekjet e pasionuara për të rritur reputacionin e Millwall ditë pas dite, vit pas viti”, u tha ne komunikatë.
“Ka shumë punë për të bërë dhe në Millwall të gjithë janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, për të qenë një forcë për të mirë dhe për të siguruar që klubi të mbetet në ballë të përpjekjeve të futbollit kundër diskriminimit”, deklaroi klubi në uebfaqen e tij.