Besa nga Peja assesi të këndellet dhe fundoset gjithnjë e më shumë në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Besës, në kuadër të javës së 16-të.
Për dhjetë minutat e parë, llapjanët shënuan dy herë dhe kjo edhe rezultoi edhe me fitoren domethënëse!
Në minutën e tretë Valmir Veliu shënon, ndërsa Engjell Hoti vulos fitoren me 2:0 në minutën e 10-të.
Pamje nga ndeshja
Duhet theksuar se në minutën e 54-të, Arbnor Ramadani shënon gol por çuditërisht ky gol nuk u pranua edhe pse e kishte kaluar vijën fatale, por për gjyqtarin jo! Llapi i anulohet një gol i pastër.
Kryetrajneri Tahir Batatina është shumë i lumtur për këtë fitore dhe synojnë që sa më shpejt të ikin nga zona e rrezikut.
Llapi renditet në vend të nëntë me 14 pikë, ndërsa Besa në fund (i dhjeti) me 6 sosh.