Pirlo nuk e ka në planet e tij, Milani tenton të afrojë mesfushorin. Maldini e do falas!
Aktualisht jashtë skuadrës së Juventusit, Sami Khedira, mesfushori gjerman i “Zonjës”, mund të qëndrojë në Itali. Sipas informacioneve të “Calciomercato.it”, 33-vjeçari i pëlqen shumë Milanit.
Paolo Maldini, duke qenë se gëzon një raport të shkëlqyer me drejtuesit e bardhezinjve, mund ta kërkojë futbollistin pa paguar asgjë dhe Juve do të ishte e kënaqur, sepse do të kursente muajit e fundit të rrogës së një mesfushori të ngrirë, jashtë çdo plani të skuadrës.
Dhe Khedira, i cili do të vazhdonte të mbetej në Itali, mund të firmosë një kontratë 2-vjeçare me “Djallin”, me opsionin për ta rinovuar edhe për një tjetër sezon. Për një lojtar në këtë moshë, nuk do të ishte keq.