Galliani: Raiola nuk kërkoi asgjë

Futboll

Galliani: Raiola nuk kërkoi asgjë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Galliani: Raiola nuk kërkoi asgjë

Nesër pritet që sulmuesi italian, Mario Balotelli, t’i bëjë testet mjeksore tek skuadra në Serie B e quajtur Monza.

Kjo skuadër udhëhiqet nga Adrano Galliani, dhe tanimë luajnë futbollistë si Gabriel Paletta dhe Kevin-Prince Boateng, por si duket edhe Balotelli do të shtohet në skuadrën e tyre.

Galliani bëri të ditur që pas negociatave që kishte me Mino Railolan, se super agjenti italian i cili është njëherësh edhe agjent i Balotellit, nuk kërkoi asgjë si kompenzim për transferimin e sulmuesit.

"Unë besoj në të, Mario është djalosh i mirë", tha Galliani për "La Gazetta dello Sport".

"Lëndimi i Finottos na ka lënë pa një qendërsulmues për pjesën e mbetur të sezonit. Fola me Berlusconin për Balotellin të martën, dhe ai më dha aprovimin e tij", tha ai.

"Christian Brocchi dhe Drejtori i Sportit Filippo Antonelli u pajtuan me mua. Mario dhe Mino Raiola ishin të disponueshëm për negociata, Mino nuk deshi asnjë kompenzim për marrveshjen", përfundoi Adriano Galliani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat