Barcelona ka konfirmuar qe sulmuesi Osman Dembele, është lënduar përsëri.
Francezi është lënduar në humbjen e fundit që pësoi Barça ndaj ekipit Cadiz CF.
Barcelona konfirmoi lajmin përmes uebfaqes së klubit.
“Testet e së dielës në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembélé ka pësuar një zgjatim të muskulit”, nënvizoi klubi.
“Prandaj ai nuk do të konsiderohet për përzgjedhje dhe vijueshmëria dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, u tha në komunikatën e “Blaugranëve”.