Crysta Palace është kthyer te fitorja në Premier League pasi ka mundur 5-1 WBA në transfertë.
Londinezët kanë kaluar në avantazh me një autogol të Furlong (8′), ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 30-të me Gallagher.
Episodi që ka vendosur sfidën ka ardhur në minutën e 34-t, kur Pereira ka lënë me 10 lojtarë WBA-në pas kartonit të kuq të marrë për një ndërhyrje të rrezikshme.
Miqtë kanë përfituar nga superioriteti numerik në pjesën e dytë, duke realizuar 4 gola të tjerë me Zaha (55′, 68′) dhe Benteke (59′, 82′).
Ky i fundit i ka dhënë fund agjërimit dhe është kthyer të shënojë për herë të parë që nga qershori i kaluar.