Përfunduan dy sfidat e Serisë A italiane, të vlefshme për javën e 10-të.
Dy ndeshjet e orës 15:00, Roma-Sasuolo dhe Parma-Benevento kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0:0.
Vlen për t’u theksuar se sfida tjetër e orës 15:00 Udineze-Atalanta u shtye për arsye të kushteve të rënda atmosferike.
Një rezultat zhgënjyes ky për kryeqytetasit, të cilët luajtën më shumë se 1 pjesë me 10 lojtarë. Mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla u aktivizua titullar me romanistët.