Juniorët e Dritës së pandalshëm, fitojnë 6:0 dhe ia dedikojnë Naser Sylejmanit!
E gjithë vëmendja ishte tek skuadra A, por edhe 19 vjeçarët e Dritës arritën fitore të madhe sot, raporton Gazeta Olle.
“Intelektualët” e rinjë që po luftojnë për kreun e tabelës me Gjilanin, Trepçën ’89 dhe Ballkanin kanë arritur që sot të marrin një fitore tenistike 6-0 kundër Vushtrrisë.
Siç e zbuloi trajneri, Genc Sermaxhaj kjo fitore nga ai dhe djemtë e udhëhequr prej tij iu dedikua ish-punëtorit tashmë të ndjerë të Dritës, Naser Sylejmanit.