Reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, me ekipin e Reimsin vetëm një pikë e fituan në konak të tyre në duel me Nicen.
Ballafaqimi mes këtyre skuadrave përfundon pa gola në kuadër të javës së 13-të të kampionatit francez.
Berisha dhe Zeneli u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 66-të.
Barazim aspak i mirë për Reimsin për faktin se e mban ende në pjesën e poshtme të tabelës.
Nice renditet në vend të 11-të me 18 pikë, ndërsa Reims është i 18-ti me 10 sosh.