Selmani shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Suedi

Futboll

Selmani shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Suedi

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:12
Selmani shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Suedi

Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në elitën e futbollit suedez.

Selmani aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Varbergsit.

Ai bëhet lojtari i parë që ka fituar çmimin e më të mirit të muajit në kategorinë e dytë dhe të parë të Suedisë.

Po në këtë muaj, Selmani shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me një asistim për skuadrën e tij që arkëtoi nëntë pikë dhe siguroi mbetjen në Allsvenskan.

“Astrit Selmani është një lojtar tepër i rëndësishëm për Varbergsin, që ka siguruar shumë pikë në raundet e fundit dhe e ka mbajtur barrën kryesore gjatë gjithë vitit në klub. Selmani është arsyeja pse Varbergs do të vazhdojë të luajë në Allsvenskan edhe në vitin 2021”, thuhet në arsyetimin e jurisë, njofton faqja zyrtare e kampionatit elitar të Suedisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat