Napoli importon tre pikë shumë të vlefshme, duke e mposhtur me rezultat 4:0 Crotonen, në takimin e javës së 10-të të Serie A në futboll.
Insigne (31'), Lozano (58'), Demme (76'), Petagna (90+1') shënuan për Napolin.
Duhet veçuar golin e Insigne nga rreth 17 metra në këndin e majtë dhe po ashtu të Demmes nga rreth 16-17 metra në këndin e poshtëm të djathtë.
Crotone mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 50-të, pasi që Petriccione u përjashtua për shkak të një ndërhyrje të ashpër.
Napoli renditet në vend të tretë me 20 pikë, ndërsa Crotone është në fund të tabelës (i 20-ti) me vetëm 2 sosh.