Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, importon një pikë të madhe nga Podgorica.
Ata barazuan me rezultat 1:1 me OFK Titogradin, në kuadër të javës së 17-të.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Mrvaleviq në minutën e 50-të, por nuk zgjati shumë gëzimi i tyre, kur futbollisti Ognjen Rolloviç shënon në minutën e 63-të, duke i sjellë një pikë të madhe Deçiqit.
Në sfidën e radhës, Deçiqi e pret OFK Petrovacin.
Renditja në elitën e futbollit të Malit të Zi: Buduçnosti kryeson me 40 pikë, pasojnë Deçiqi me 28 pikë (6 fitore, 10 barazime e 1 humbje), Podgorica 24, Sutjeska 24, Zeta 24, Jezero 22, Iskra 18, OFK Titogradi 17, Rudari 16 dhe Petrovac me 12 pikë.