Humbja nga Tottenhami duket të jetë një kafshatë që nuk kapërdihet lehtë nga tifozët e Arsenalit, drejtuesit e këtij klubi, e aq më shumë për trajnerin Mikel Arteta i cili asesi nuk po mund ta nxjerr skuadrën nga rezultatet negative të këtij sezoni, përcjell KosovaPress.
Përkushtimi i Artetas në zonën e tij dukej mjaft i madh gjatë gjithë ndeshjes, por duket se një gjë të tij nuk e kishin edhe lojtarët në fushë.
Me dy kundërsulme të shpejta, skuadra e Jose Mourinhos realizoi dy gola dhe siguroi tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit.
Mediat në Angli po raportojnë për disa mosmarrëveshje mes trajnerit dhe lojtarëve. Tek goli i parë i realizuar nga Son thuhet se lojtarët nuk iu bindën urdhërave të trajnerit, kurse tek goli i dytë i realizuar nga Harry Kane ndodhi një tjetër moment interesant.
Arteta kishte përgatitur zëvendësimin e mesfushorit Thomas Partey dhe derisa lojtari po largohej nga fusha, vjen kundërsulmi i shpejtë i Tottenhamit dhe duke parë rrezikun qe po i kanosej, Areta kërkon kthimin e Parteyt në fushë për të parandaluar atë aksion i cili gjithsesi që përfundoi me golin e anglezit Harry Kane.
Ky ishte momenti:
Only Mikel Arteta trying to push Thomas Partey back onto the pitch to try and stop Spurs’ second goal ?
— The Spurs Web ⚪️ (@thespursweb) December 6, 2020
pic.twitter.com/TG0mDbG3aE