Mesfushori i Kombëtares së Kosovës infektohet me COVID-19!
Futbollisti Besar Halimi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i lojtarit nga Gjilani, Sandhauseni.
“Të enjten lojtari Besar Halimi ka dal pozitiv me COVID-19”, shkruhet në komunikatën e klubit gjerman.
Halimi që ishte rikuperuar nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushës për rreth tre muaj, tani duhet të mposht edhe koronavirusin.