Juventusi ende s’ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Francezit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe mbetet i lidhur me largimin, por kërkohet edhe nga Real Madridi.
Sidoqoftë, sipas Calciomercato, kampioni i Seria A, Juventusi është duke provuar transferimin e Pogbas në verën e ardhshme për vetëm 50 milionë euro.
27-vjeçari ende nuk ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për rinovimin e kontratës, pavarësisht që Solskjaer e sheh si lojtar të rëndësishëm për vitet në vijim.
Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi përfundimtar i Pogbas, që kohën e fundit nuk është në formën e duhur dhe ka humbur pozitën në formacionin titullarë.