Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19.
Halimi që sapo është shëruar nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushe për rreth tre muaj, tani duhet të mposht koronavirusin para se të kthehet në fushën e gjelbër.
Lajmin që Halimi ka dal pozitiv në analizat e COVID-19 e ka konfirmuar klubi i tij, Sandhausen.
“Të enjten lojtari Besar Halimi ka dal pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikate.