Mesfushori i Arsenalit Mesut Ozil është i bindur se ai mund të tërheqë një tjetër klub të nivelit të lartë kur ai largohet nga klubi verën e ardhshme raporton “The Mirror”.
Ish-reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka luajtur për “Gunners” që nga marsi dhe duket se do të qëndrojë gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në prapaskenë me klubin anglez, përcjell KosovaPress.
Ozil është optimist se një listë e gjatë e skuadrave të profilit të lartë do të shfaqet kur ai të zyrtarizohet si agjent i lirë, me dëshirën e tij për të qëndruar në Premier Ligë nëse është e mundur.
Kujtojmë se trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e përjashtoi Ozilin nga lista e lojtarëve për edicionin garues 2020/21.