Është një foto të cilën ai nuk do ta harrojë gjatë gjithë jetës së tij. Djali më i ri i Maradonas, shtatë vjeçar, ka publikuar foton e fundit me babain e tij të dashur para vdekjes.
Dieguio Fernando ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shihet i buzëqeshur së bashku me legjendën e futbollit botëror, Deigo Armando Maradonan.
Vetëm dy javë pasi ishte bërë kjo foto, njeriu i cili ishte idol i miliona njerëzve në botë mbylli sytë për herë të fundit pas një arresti kardiak.
“Më mungon shumë baba”, ka shkruar Fernandon në foton e publikuar.