Trajneri Simeone Inzaghi mendon se Lazio mund të bëj historinë ndaj Club Brugge dhe të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt për herë të parë në 20 vitet e fundit.
Skuadra italiane duhet me patjetër të mposht Brugge që të kualifikohet tutje.
Inzaghi e ka pranuar se kjo ndeshje është finale për ta.
“Ndeshja e nesërme është si finale. Kemi luajtur shumë finale vitet e fundit dhe ia kemi dal mirë. Shpresoj që edhe nesër të jetë njëjtë. Do jetë ndeshje që vlen për historinë e klubit. Janë bërë 20 vite që nga koha kur kemi arritur në fazën e 1/16”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, Inzaghi konfirmoi se Vedat Murqi do mungojë shkaku i lëndimit së bashku me Lulic.
“Do stërvitemi, Vedat Muriqi dhe Senad Lulici do mungojnë, ndërsa ka shpresë për Correa dhe Patric”, përfundoi ai.