Futbollisti i Manchester United-it, Jesse Lingard, është në bisedime me Real Sociedad-in, sipas raportimeve nga Sky Sports.
Djajtë e Kuq janë gati që ta lënë 27 vjeçin që të largohet në janar por në formë të huazimit, dhe për këtë janë kontaktuar nga klubi spanjoll.
Lingard ende nuk e ka shënuar asnjë paraqitje në Premier Ligë.
Kontrata e tij aktuale pritet që të skadojë verën e ardhshme.