Ish-ylli i mëparshëm i Newcastle Unitedit, Jetro Willems, ka zbuluar të kaluarën e tij.
Mbrojtësi holandez kaloi sezonin e kaluar në “St James ‘Park” si huazim nga Eintracht Frankfurt.
26-vjeçari tani ka treguar se si ai kontrabandonte drogë në një fluturim nga Curacao në Holandë për të ndihmuar në sigurimin e së ardhmes së familjes së tij.
Willems tha: “Në radhë të parë prindërit e mi u përpoqën të sillnin drogë në Hollandë, por nuk funksionoi”.
“Pastaj u bëra vullnetar për ta bërë atë. Unë u thashë atyre, ma jepni mua. Unë kam qenë paksa i çmendur në atë kohë. Nëse kjo do të ishte diçka që mund të bëja për familjen time, do të isha i lumtur ta bëja atë”, shtoi Willems.
Willems është përsëri në Frankfurt dhe është ende duke u rikuperuar nga operacioni i tij në gju.