Ish trajneri i shumë klubeve elitare së Superligës së Kosovës, Bylbyl Sokoli ka folur lidhur me grupin në të cilin gjenden “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kosova është në grupin B, grup mjaftë i vështirë së bashku Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Mirëpo, Sokoli tha se pavarësisht se jemi në grup të vështirë ne nuk duhet dorëzohemi.
“Është një grup i vështirë për Kosovën dhe kuptohet që Kosova i ka gjasat e veta, por duhet të theksuar se kundërshtarët janë ekipe cilësore dhe tradicionalisht shumë të forta. Megjithatë nuk duhet dorëzohemi dhe ndeshje pas ndeshje duhet të bëjmë më të mirën”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e parë për Kosovën në kuadër të këtyre kualifikimeve zhvillohet me 24-25 mars 2021.