Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka komentuar situatën e mesfushorit Paul Pogba.
Agjenti i francezit, Mino Raiola theksoi se koha e lojtarit me Manchester Unitedin ka përfunduar.
Por, Deschamps ka bërë të ditur se vendimi do t’i takojë Pogbas dhe jo agjentit.
“Nëse nisim nga reagimet e agjentit, dajës, gjyshit, ata thonë çfarë duan. Për mua, gjëja e rëndësishme është lojtari. Ka karrierë dhe do vendos”.
“Është herë dhjetor dhe Paul është në Manchester, pavarësisht se çfarë do ndodh”.
“Mund të jap vendim, por jo këshillë. Është karriera e tyre dhe ata do vendosin”, deklaroi ai.
Pogba thuhet se kërkohet nga ish klubi Juventus dhe Real Madridi.