Interi mund të jetë edhe pa mesfushorin Nicolo Barella për ndeshjen e rëndësishme ndaj Shakhtarit.
Sipas Calciomercato, italian ka pësuar lëndim në gju gjatë stërvitjes.
Vendimi përfundimtar do i takojë Antonio Contes, por thuhet se tekniku italian nuk do ta rrezikojë.
Vidal gjithashtu mungoi në stërvitje dhe shkaku i lëndimeve muskulore nuk do jetë i pranishëm.
Pra, tani në formacionin bazë të Contes do jetë Christian Eriksen ose Stefano Sensi.