Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se nuk është i shqetësuar për lëndimet e sulmuesit Hakim Ziyech.
Maroku pësoi lëndimin e dytë këtë sezon në ndeshjen e kaluar ndaj Leeds Unitedit.
Mirëpo, tekniku anglez ka theksuar se Ziyech është stërvitur shumë, andaj nuk është i shqetësuar për lëndimet e tij.
“Ai erdhi në fundin e sezonit dhe u stërvit shumë. Shpresoj që është lëndim i lehtë. Nuk është për t’u shqetësuar”.
“Ai ka treguar sa lojtar i rëndësishëm është. Do rikthehet pas disa jave”, deklaroi ai.
Ziyech këtë edicion ka bërë shtatë paraqitje në Premierligë duke shënuar një gol dhe dhuruar tri asistime.