Ish-sulmuesi i Real Madridit, Davor Suker, konsideron se Kylian Mbappe është prirë që të luajë për Los Blancos në të ardhmen.
Anësori i Paris Saint-Germainit në vitet e fundit është lidhur vazhdimisht me një kalim te Mbretërit, madje edhe para se t’iu bashkohej parisienëve nga Monaco në vitin 2017.
“Në futbollin e sotëm ka shumë para, mirëpo nëse nuk ekziston uria, lojtari asnjëherë nuk mund të ketë sukses”.
“Duhet të kërkosh një lojtar të uritur dhe mendoj se Mbappe e ka dëshirën e nevojshme për të luajtur te Real Madridi”.
“Unë nuk jam një përfaqësues dhe mund të flas vetëm për atë që ma transmeton lojtari”, është shprehur ka deklaruar legjenda kroate për beIN Sports France.