Mesfushori Mesut Ozil, më shumë mundësi do largohet nga Arsenali dhe t’i bashkohet klubit turk Fenerbahce.
Gjermani është përjashtuar nga skuadra e parë në Premierligë dhe Liga e Evropës, derisa klubi anglez i ka kërkuar të largohet.
Sidoqoftë, pjesëtari i Fenerbahces Murat Zorlu beson se 90 përqind ka mundësi që Ozil t’iu bashkohet në afatin e janarit.
“Një burim afër klubit më ka thënë se Mesut Ozil do bëhet lojtar i Fenerbahces në afatin e ri veror”.
“Mund të them se 90 përqind ka gjasa që ai të na bashkohet muajin e ardhshëm”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim muajin e ardhshëm.