Për shkak të problemeve fizike, Jackson Martinez ka marrë një vendim të vështirë.
Një lëndim i ndërlikuar në kyçin e këmbës së djathtë ka bërë që Jackson Martinez të pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare.
Sulmuesi kolumbian që prej lëndimit të pësuar në fund të vitit 2016, nuk ka qenë më kurrë i njejti.
Atij iu desh t'i nënshtrohej shumë operacioneve, dhe pas dy vitesh, ai u rikthye në vitin 2018 të luajë për Portimonensen në Portugali.
Por, makthi i tij nuk u ndalë kurrë dhe për këtë arsye ai vendosi t'i japë fund karrierës.
"Dua të ju njoftoj se kam vendosur ta mbyll karrierën time si futbollist profesionist, një vendim i vështirë, por nga ana tjetër, mjaft i mençur", ka thënë Jackson.