Vedat Muriqi, sulmuesi që u transferua te Lazio nga Fenerbahçe në verën që lamë pas, nuk ka qenë ende në gjendje të kontribuojë me gola dhe asistime te skuadra italiane.
Sulmuesi i Kosovës është paraqitur në vetëm 293 minuta me Lazion këtë edicion.
Përkundër kësaj, futbollisti prizrenas ende nuk e ka gjetur golin.
Tashmë, mediat italiane raportojnë detaje të reja për gjendjen e Muriqit, i cili kishte pësuar lëndim në mesjavën e kaluar në Ligën e Kampionëve.
Lëndimi në fjalë do t’ia humbasë Muriqit vitin 2020.
Bëhet e ditur se Muriqi do të jetë i gatshëm për të luajtur vetëm në janarin e vitit 2021.