Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Luka Jovic.
Serbi që është shëruar nga COVID-19 pritej të rikthehej në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach, por është lënduar prapë.
Këtë e konfirmoi gjiganti spanjoll përmes një komunikate.
“Pas provave të kryera Luka Jovic u diagnostikua me probleme në muskujt e këmbës së djathtë”, shkruhej në komunikatë.
Këto lëndime zakonisht shkaktojnë që lojtarët të mungojnë më shumë se dy javë.