Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Luka Joviq.
Futbollisti që është shëruar nga COVID-19 pritej të rikthehej në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach, por është lënduar prapë.
Këtë e konfirmoi gjiganti spanjoll përmes një komunikate.
"Pas provave të kryera Luka Joviq u diagnostikua me probleme në muskujt e këmbës së djathtë", shkruhej në komunikatë.
Këto lëndime zakonisht sdetyrojnë lojtarët të mungojnë më shumë se dy javë.