Skuadra e futbollit Gjilani është gati për sfidën kundër Prishtinës. Gjilani kërkon pikë dhe njëherësh ta kthejnë vetëbesimin në radhët e tyre pas humbjes me 3:0 në Mitrovicë nga Trepça ’89.
“Gjilani zhvillon ndeshjen e fundit kampionale në shtëpi për pjesën vjeshtore të kampionatit
Skuadra jonë ditën e nesërme (e mërkurë), e zhvillon takimin e fundit në shtëpi për pjesën vjeshtore të këtij edicioni, ku për kundërshtar ka Prishtinën.
Takimi Gjilani-Prishtina, i vlefshëm për javën e 17-të kampionale, luhet në stadiumin "Agim Ramadani-Katana", në Gjilan dhe fillon në ora 13:00”, njofton SC Gjilani.
Prishtina renditet në vend të tretë me 25 pikë, ka dy në shumë se Gjilani që është një pozitë më poshtë.