D.C. United janë duke e kryesuar garën për Ozil

Futboll

D.C. United janë duke e kryesuar garën për Ozil

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Mesut Ozil

Skuadra nga Liga e Amerikës (MLS) janë duke shikuar rreth mundësisë për të nënshkruar me lojtarin jo favorit të Artetas.

D.C. United janë duke e kryesuar garën për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit Mesut Ozil, raporton gazeta turke “DHA”.

31 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim tek skuadra e Fenerbahces, por ai preferon që të nisë një aventurë të re në Amerikë, ku edhe mund të ngritë nivelet e firmave të tij, “M10 E-Sports” dhe “M10 Street Wear”.

D.C. United po ashtu e kanë informuar Ozil se ai mund të ri-nisë akademinë e tij të futbollit në “Audi Field”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat