Gjyqtarja e futbollit shqiptar, Emanuela Rusta, po mahnit kudo që po paraqitet dhe është edhe në qendër të vëmendjes të një mediumit në Serbi.
“Shqiptarja është një nga gjyqtaret më seksi”, shkruan “Telegraf.rs”.
“Ata mund të mos ta kenë një ligë tërheqëse, por Federata Shqiptare e Futbollit patjetër që mund të mburret se kanë gjyqtaren më seksi femër të futbollit në radhët e tyre!
Bëhet fjalë për Emanuela Rusta e cila ka shenjën e FIFA-s në gjoks dhe gjykon ndeshjet ndërkombëtare në futbollin e femrave, dhe së fundmi ka qenë në derbin e madh midis Tiranës dhe Partizanit!
Ndeshja u luajt në stadiumin madhështor "Air Albania", e cila përfundoi pa gola, dhe Emanuela ishte ndihmëse.
Sipas mediave lokale, Emanuela kishte dialog me lojtarët vendas në fillim të pjesës së dytë, të cilët i kërkuan asaj të "ndërhynte" në gjyqtarin kryesor dhe të sugjeronte se ekzistonte një penallti”, shkruan mes të tjera ky medium.