Skuadra e Lazios sonte do ta ketë ndeshjen vendimtare në kuadër të kualifikimeve në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me skuadrën belge Brugge.
Tashmë gjithçka është gati dhe dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje e cila nis nga ora 18:55.
Në këtë takim do të mungojë ylli i Kosovës, Vedat Muriqi për shkak të lëndimit.
Lazio me fitore eventuale kualifikohet tutje në garat e Ligës së Kampionëve.