Zinedine Zidane është i shqetësuar vetëm për kualifikimin e Ligës së Kampionëve, dhe për të ardhmen e tij, përpara përplasjes kryesore të Real Madridit me Borussia Monchengladbach.
Francezi e di rëndësinë e ndeshjes të së mërkurës në shtëpi kundër Gladbach, i cili fillon raundin e fundit të ndeshjeve i renditur në vendin e parë në grup.
"Është një lojë ndryshe sepse ne e dimë situatën," u tha Zidane mediave.
"Ne duam të shtojmë tre pikë të reja dhe ta përfundojmë raundin në krye të grupit. Ne i kemi në mendje të gjitha ato. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por është një mundësi e mirë për të treguar atë që jemi si një ekip."
I pyetur nëse ai kishte frikë për punën e tij nëse ata nuk e arrijnë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt, ai u përgjigj: "Klubi do të bëjë atë që duhet të bëjë, si gjithmonë. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e së Mërkurës."
Mbetet mundësia që Madridi të bjerë në Europa League nëse ata përfundojnë në pozicionin e tyre aktual, megjithëse Zidane këmbëngul se lojtarët e tij janë mësuar me presionin që vjen.
"Unë nuk mendoj për Europa League, nuk po mendoj asgjë tjetër. Lojtarët janë të njëjtë. Ju si media mund të mendoni dhe të jepni mendimin tuaj, është puna juaj. Ne mendojmë vetëm për të luajtur një lojë të shkëlqyeshme, " tha Zidane në fund.