Etrit Berisha ka lëshuar spitalin pasi e ka mposhtur me sukses koronavirusin.
Të paktën kështu raportojnë mediat italiane që raportojnë se djaloshi i lindur në Prishtinë tashmë ka lëshuar spitalin.
Fillimisht klubi i tij SPAL kishte njoftuar se gardiani i kombëtares ishte infektuar me virusin me kurorë, por pak ditë më pas gjendja iu përkeqësua tejmase, me ç’rast u detyrua të hospitalizohej.
Fatmirësisht, ai ia ka dalur me sukses përballë Covid19, teksa ditëve të ardhshme pritet edhe rikthimi me skuadrën.