Dje është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për Kampionatin Botëror të futbollit i cili zhvillohet Katar në vitin 2022.
Kosova ka rënën në një grup shumë të vështirë ku bëjnë pjesë komhëtare si ajo e Spanjës dhe Suedisë, për të mos i anashkaluar as edhe Gjeorgjinë dhe Greqinë.
Tashmë janë mësuar edhe datat se kur do të zhvillohen ndeshjet.
Kosova e nis këtë kampanjë me sfidën kundër Suedisë në “Fadil Vokrri” më 28 Mars 2021 e pastaj e viziton Spanjën më 31 Mars.
Kombëtarja e Spanjës, shtet i cili nuk e njeh Kosovës, do të zbarkojë në Prishtinë më 8 Shtator 2021.
Ky është orari i plotë i ndeshjeve:
28 Mars 2021 / Kosovë vs Suedi
31 Mars 2021/ Spanjë - Kosovë
02 Shtator 2021 / Gjeorgji - Kosovë
05 Shtator 2021 / Kosovë - Greqi
08 Shtator 2021 / Kosovë - Spanjë
09 Tetor 2021 / Suedi - Kosovë
12 Tetor 2021 / Kosovë - Gjeorgji
14 Nëntor 2021 / Greqi - Kosovë