Ndeshja në mes të PSG-së dhe Basaksehirit është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të fyerjeve raciste që janë bërë nga gjyqtari i katërt në drejtim të Pierre Webo.
Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan që e ka quajtur të papranueshëm një gjë të tillë.
“E dënojmë me forcë racizmin e shfaqur ndaj lojtarit të Basaksehit, Pierre Webo dhe unë besoj që do të merren hapat e nevojshëm nga UEFA.
Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, ka shkruar Erdogani.