Ylli argjentinas i Barcelonës, Leo Messi ka kaluar një mbrëmje shumë të hidhur dje.
Ai ka humbur përballjen direkte me rivalin më të madh, Cristiano Ronaldon, por edhe ka marrë një lajm të keq nga atdheu i tij, ku ka humbur jetën Alejandro Sabella.
Si homazh për ish-trajnerin e Argjentinës, “Pleshti” ka postuar këtë mesazh në rrjetet sociale:
“Ishte kënaqësi të ndaja kaq shumë me ju.
Alejandro ishte një person i shkëlqyer, edhe një profesionist i mrekullueshëm, që më shënoji në karrierë.
Mësova aq shumë prej tij. Kemi jetuar së bashku disa nga kujtimet e mia më të mira të futbollit gjatë fazës kualifikuese të Botërorit, gjithashtu gjatë finaleve të Botërorit. Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve të tij!”, ka shkruar Messi.