Juventus dhe Manchester United projektojnë shkëmbimin e madh

Futboll

Juventus dhe Manchester United projektojnë shkëmbimin e madh

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Juventus dhe Manchester United projektojnë shkëmbimin e madh

Projektohet një shkëmbim i bujshëm mes Juventusit dhe Manchester United.

Paulo Dybala i cili nuk po rinovon kontratën me bardhezinjtë dhe është kthyer në një lojtar stoli te kampionët e Italisë është i destinuar të largohet në merkaton e verës së ardhshme dhe e ardhmja e sulmuesit argjentinas mund të jetë në Old Trafford.

Manchester United e ka kërkuar dhe në verën e 2019-ës, kur Dybala ishte pranë shkëmbimit me Lukakun, megjithatë tashmë po flitet për një shkëmbim me një tjetër yll të Djajëve të Kuq, Paul Pogba.

Mesfushori francezi nuk është më i lumtur te United dhe kërkon rikthimin te Juve, aty ku shpërtheu në futbollin e madh dhe fitoi disa trofe.

Vlera e dy lojtarëve në merkato është e përafërt po ashtu edhe mosha dhe një shkëmbim kokë më kokë nuk do të ishte aspak çudi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat