Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Prishtina, do të ballafaqohet me kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, FC Barcelona, në rrethin e 1/16 së finales së kësaj gare.
Një gjë përballje të tillë e vendosi shorti i tërhequr sot në selinë e UEFA-s në Nion.
Ndeshja do të zhvillohet ndërmjet 12 dhe 17 janarit në Palau të Spanjës. Kësisoj, për herë të parë në histori, një klub kosovar do të ballafaqohet me një klub të nivelit më të lartë në garat evropiane. Prishtina rrethin e parë e kaloi duke e mundur kampionin e Shqipërisë, Tiranën.
Sivjet formati i Ligës së Kampionëve në futsall ka ndryshuar për shkak të pandemisë, ku janë eliminuar rrethet kualifikuese në formë mini-turneu dhe është vendosur që të luhen me eliminim direkt nga një ndeshje.