Feronikeli nga Drenasi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 në duel me Besën nga Peja.
‘Nikli’ po stabilizohet gjithnjë e më shumë, ndërsa Besa është në krizë të rëndë.
Golat i shënuan Maliqi (9’), Malaj (45+1′), Simonovski (88').
Duhet theksuar se në minutën e 25-të, Rajoviç përjashtohet nga loja për një ndërhyrje të ashpër ndaj Thaqit dhe
Besa mbetet me një lojtar me pak.
Besa është në fund me 6 pikë (i dhjeti) pas 17 jave në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Feronikeli ngrihet në pozitën e pestë me 25 pikë.