Milan, kryesuesi i Serie A, vijon formën e tij të mire me 8 fitore në 10 ndeshje në Serie A dhe pa provuar ende shijen e humbjes. Pa harruar këtu edhe sigurimin e kualifikimit për në fazën tjetër të Europa League.
Por sipas asaj që shkruan gazeta “Leggo”, Milan pritet të thyejë një tjetër rekord.
Një fitore kundër Parmës të dielën mbrëma mund të bëjnë që kuqezinjtë të kalojnë kuotën e 100 pikëve nga janar 2020 deri sot.
Konkretisht, me një fitore të mundshme në fundjavë, “Djalli” arrin kuotën e 102 pikëve mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Europa League, përcjell Ora News.
NUMRA REKORD – Numra të rëndësishëm për Djallin i cili arriti një tjetër rekord në fitoren kundër Sampdoria. Kuqezinjtë kanë shënuar në 30 ndeshje radhazi të Serie A. Në këtë statistikë duhet shtuar se Milani ka një nga skuadrat më të reja në të gjithë kampionatin dhe në 5 kampionatet kryesore të futbollit në Europë.
Pioli ka një skuadër me moshë moshë mesatare 22 vjeç, pavarësisht se ka në ekip edhe veteran si Simon Kjaer apo Zlatan Ibrahimoviç.