Deçiqi nga Tuzi ka shënuar fitore të vështirë por shumë të ëmbël në kuadër të javës së 18-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Skuadra shqiptare si vendase e mposhti me rezultat 1:0 OFK Petrovacin.
Futbollisti Kristijan Vulaj është trim i fitores, duke realizuar në minutën e 62-të. Goli i tij i artë Deçiqit i solli tre pikë të mëdha.
Skuadra mysafire u tregua rival mjaft i vështirë por vendasit ia dolën t’i ndalin tre pikë më së të nevojshme se kurrë pas asaj humbje me 0:3 nga Podgorica.
Kristian Vulaj deri me tash ka realizuar 9 gola dhe renditet i treti në listën e shënuesve, dy me pak se Markoviq i Sutjeskës dhe një se Kordiq Podgoricës.
Deçiqi mban pozitën e dytë me 31 pikë, ka 12 me pak se lideri Buduçnosti nga Podgorica dhe katër më shumë se Sutjeska nga Nikshiqi, që zë vendin e tretë.
Kampionati i Malit të Zi
Jezero - Iskra 0:2
Rudari-Podgorica 1:0
Deçiqi-OFK Petrovac 1:0
Sutjeska-Titogradi 3:0
Zeta-Buduçnosti 0:2
Tabela
1. Buducnost 17 14 1 2 32:14 43
2. Deçiç 18 7 10 1 24:11 31
3. Sutjeska 18 7 6 5 25:17 27
4. Zeta 18 7 5 6 14:14 24
5. Podgorica 18 6 6 6 19:15 24
6. Jezero 18 6 4 8 10:14 22
7. Iskra 18 5 6 7 15:19 21
8. Rudari 18 6 1 11 18:30 19
9. OFK Titograd 18 4 5 9 13:28 17
10. OFK Petrovac 17 2 6 9 15:23 12