“Ka konkurrencë dhe ende nuk jemi në 100%”, Pioli tregon dhe se kur kthehen Ibrahimovic, Bennacer dhe Leao!

Futboll

“Ka konkurrencë dhe ende nuk jemi në 100%”, Pioli tregon dhe se kur kthehen Ibrahimovic, Bennacer dhe Leao!

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Stefano Pioli

“Ka një konkurrencë të madhe te Milani. Unë i kërkova klubit një grup cilësor dhe ata e plotësuan kërkesën time. Nesër ekipi që do të zbresë në fushë do të japë më të mirën e tij dhe do të përpiqet të fitojë”

Kështu e nis Stefano Pioli konferencën e tij përpara ndeshjes ndaj Sparta Prague në Çeki, e fundit për këtë vit në Europa League. Kuqezinjtë janë kualifikuar dhe tani mbetet vetëm ta ndajnë mes vendit të parë dhe të dytë (Lilla ekipi favorit).

“Të gjithë janë lojtarë kryesorë në projektin tonë. Ne jemi shumë, por ka edhe shumë ndeshje. Nesër do të ketë vend për ata që kanë luajtur më pak deri më tani”

Sa i përket situatës së Ibrahimovic, Leao dhe Bennacer, trajneri sqaroi: “Zlatan është më mirë, po vazhdon rikuperimin. Do të shohim se ku do të na çojë. Leao është gati dhe do ta thërras për ndeshjen ndaj Sparta, ndoshta duke i dhënë disa minuta. Bennacer duhet të kthehet për ndeshjen ndaj Parma”.

Në cilën pikë është Milani juaj?

“Nuk është e mundur të arrihet 100%, në futboll nuk ka përsosmëri. Vështirë të japësh një përqindje, por unë ende mendoj se ne jemi shumë të rinj dhe kemi akoma hapësirë ​​për përmirësim si nga pikëpamja individuale ashtu edhe nga skuadra”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat