Koeman u tha të mbyllnin gojën kampit të Juventusit – Dybala kapet nga kamerat duke u tallur me trajnerin holandez

Futboll

Koeman u tha të mbyllnin gojën kampit të Juventusit – Dybala kapet nga kamerat duke u tallur me trajnerin holandez

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Paulo Dybala

Paulo Dybala është kapur nga kamerat duke u tallur me Ronald Koemanin në sfidën që Barcelona e humbi 3-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi dhe pjesa tjetër e lojtarëve të Zonjës së Vjetër ishin duke tentuar që të largonin Clement Lengletin nga fusha për një ndërhyrje, e që aty shpërtheu gjithçka.

Koeman nuk e pranoi atë gjë aq mirë, duke u thënë lojtarëve të skuadrës italiane që të mbyllnin gojën.

Dybala më pas filloi të tallej me trajnerin holandez, duke u qeshur para tij së bashku me bashkëlojtarët.

Koeman nuk ishte duke e pranuar mirë faktin që skuadra e tij ishte duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 3-0.

Kështu, ai ishte i acaruar me çdo lëvizje që bënin nga kampi i Juventusit dhe natyrisht se erdhi reagimi i tij duke u thënë lojtarëve mysafir që të mbyllnin gojën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat